Showing posts with label TEDJA. Show all posts
Showing posts with label TEDJA. Show all posts

TEDJA: Kush ben poza me te bukura

Ka disa arsye përse amerikanët nuk kanë me veshjen të njëjtën marrëdhënie që kanë le të themi, francezet, italianët, apo që kemi patjetër ne shqiptarët. Një amerikan në të ashtuquajturën parajsë suburbane të tij nuk ka asnjë kontakt me pasarelën e përditshme të trotuareve të gjëra të qyteteve. Që të bëhesh i ndjeshëm ndaj modës duhet të eksperimentosh ecjen midis dyndjes së njerëzve, të të mbesë fiksim kapelja e asaj vajzës që kaloi në të majtën tënde dhe që ti e vure re vetëm në minutën e fundit.

Sado e begatë jetesa suburbane ku vajzat kanë për aksesorë vetura dhe jo vëthë, unë për vete zgjodha të jetoj në një qytet të madh vetëm për hir të kënaqësisë së ecjes në trotuar me shumë njerëz të tjerë duke shkuar për të bërë pazarin. Ina, shoqja ime nga Florida erdhi të kalojë këtë fundjavë me mua në Boston. Ja se si Teda dhe Ina luajnë "Kush bën poza më të bukura" në Boston:










Nje perfaqesim me shume stil.




Moda është poezi në veshje dhe Boston është një qytet shumë poetik. Në një ambjent zen si Om Lounge, me një grup shumë kozmopolitan ku njerëzit vijnë nga Shqipëria, Japonia, Kongo, Amerika e më tej, ne prezantuam Vernato-n në këtë qytet. Sfilata qe e shkurtër por shumë e gjallë. Për 4 modelët, ideja mbrapa Vernatos nuk qe aspak abstrakte. Përkundrazi ata e përqafuan mesazhin e një stili jetese globale me shumë natyrshmëri. I pamë të kërcenin lirshëm duke modeluar dhe ne të tërë kërcyem rreth tyre.
Është e vërtetë që kjo natë kishte një energji të ndryshme nga mbrëmjet e përjavshme të organizatës Europeans in Boston. Duke folur me njerëz të ndryshëm që I kisha takuar herë të tjera apo që I takoja për herë të parë, ata të tërë ishin të mendimit se mbrëmjet e EiB duhet të bënin gjëra të ngjashme më shpesh.
Së fundmi, është e rëndësishme që Vernato u prezantua si një firmë shqiptare mode. Ishte një përfaqësim shumë jetëplotë, i vrullshëm, modest njëkohësisht i modës sonë në një mbremje ndërkombëtare.

Duke përgatitur një mbrëmje Vernato


Nesër, unë dhe bashkë-krijuesi shqiptar i Vernatos, një firmë që prodhon bluza me designstë frymëzuar nga trashëgimia kulturore botërore, do të realizojmë një eveniment (shpresojmë simpatik) mode në Boston.



Një ndër gjërat më argëtuese (shpresoj përsëri) të evenimentit do të jetë një ankand i dy prej dizenjove të linjës Vernato. Do bëjmë ankand për dizajnin rus dhe për Light Blue Hoplite. Hoplite është një fjalë angleze që i referohet ushtarë-qytetarëve antikë grekë. E krijuar nga dy djem të Europës Lindore, Vernato ka shumë gjak luftarak në të dhe kjo s'duhet të surprizojë askënd:)
Sot jam duke menduar se si do ti prezantojmë këto dy bluza tek audienca internacionale e mbrëmjes së nesërme. Evenimenti është një bashkëpunim midis meje, Albanit, dhe një organizate promocioni lokale të quajtur "Europeans in Boston".

Përsa i përket bluzës së frymëzuar nga Rusia, aty ka shumë për të thënë sepse grafika perfshin një shqiponjë dykrenare (siç e dimë të gjithë, simboli nuk është unik i yni edhe pse ne shqiptarët i japim më shumë hijeshi:) ) , gjithashtu përfshin kazmën dhe çekanin komunist e disa simbole te tjera. Dua të hartoj një prezantim të shkurtër ku të përmbledh në një mënyrë tërheqëse, me një shije përralle, të tërë simbolikën. Mënyra më e mirë për të shitur diçka është të tregosh një përrallë, thonë ekspertët e marketingut.

Hopliti pastaj, është një grafik i thjeshtë. Gjëja më e mirë që mund të bëj është një intervistë e shkurtër me Antonin nëpërmjet postës elektronike, për ta kuptuar frymezimin ashtu siç i ka ardhur atij, dhe më pas ta përcjell tek audienca e Bostonit. Për arsye teknike evenimenti u postua në facebook vetëm dje, prandaj na duhet shumë fat që njerëzit të informohen për të. 

Nëse njihni dikë që jeton në Boston dërgojini këte link http://www.examiner.com/fashion-in-boston/vernato-comes-to-boston
Falimderit, ;) TEDJA

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More