Duke përgatitur një mbrëmje Vernato


Nesër, unë dhe bashkë-krijuesi shqiptar i Vernatos, një firmë që prodhon bluza me designstë frymëzuar nga trashëgimia kulturore botërore, do të realizojmë një eveniment (shpresojmë simpatik) mode në Boston.



Një ndër gjërat më argëtuese (shpresoj përsëri) të evenimentit do të jetë një ankand i dy prej dizenjove të linjës Vernato. Do bëjmë ankand për dizajnin rus dhe për Light Blue Hoplite. Hoplite është një fjalë angleze që i referohet ushtarë-qytetarëve antikë grekë. E krijuar nga dy djem të Europës Lindore, Vernato ka shumë gjak luftarak në të dhe kjo s'duhet të surprizojë askënd:)
Sot jam duke menduar se si do ti prezantojmë këto dy bluza tek audienca internacionale e mbrëmjes së nesërme. Evenimenti është një bashkëpunim midis meje, Albanit, dhe një organizate promocioni lokale të quajtur "Europeans in Boston".

Përsa i përket bluzës së frymëzuar nga Rusia, aty ka shumë për të thënë sepse grafika perfshin një shqiponjë dykrenare (siç e dimë të gjithë, simboli nuk është unik i yni edhe pse ne shqiptarët i japim më shumë hijeshi:) ) , gjithashtu përfshin kazmën dhe çekanin komunist e disa simbole te tjera. Dua të hartoj një prezantim të shkurtër ku të përmbledh në një mënyrë tërheqëse, me një shije përralle, të tërë simbolikën. Mënyra më e mirë për të shitur diçka është të tregosh një përrallë, thonë ekspertët e marketingut.

Hopliti pastaj, është një grafik i thjeshtë. Gjëja më e mirë që mund të bëj është një intervistë e shkurtër me Antonin nëpërmjet postës elektronike, për ta kuptuar frymezimin ashtu siç i ka ardhur atij, dhe më pas ta përcjell tek audienca e Bostonit. Për arsye teknike evenimenti u postua në facebook vetëm dje, prandaj na duhet shumë fat që njerëzit të informohen për të. 

Nëse njihni dikë që jeton në Boston dërgojini këte link http://www.examiner.com/fashion-in-boston/vernato-comes-to-boston
Falimderit, ;) TEDJA

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More