Nese je ...(Nje stil per cdo femer)




Ky shkrim do te na rrotulloje pak fantazine, do ta shkrij ate ne situata te perjetuar, te enderruara, te pamenduara me pare, te sikletshme, te dashuruara... Te gjitha fotot jane marre nga koleksionet Pranvere-Vere 2011, qe ky artikull te jete per ju nje keshille dhe inspirim. Ndiqeni!



Cfare te veshesh...

...nese sot ndjehesh si nje princeshe, ose nese sapo te ka hipur ne koke te martohesh... Hmmm duhet menduar edhe veshja e tij!!!
Betsey Johnson




...nese je nje infermiere te lutem vish kete dhe ndrysho imazhin qe te eshte perdorur brutalisht neper te gjitha posterat e festave studentore.
Alejandra Quesada

...nese je ne takimin e pare me vjehrren tende te ardhshme?? Mos harro shpatullat drejt, brrylat kurre mbi tavoline,tregohu e rezervuar dhe e kendshme,konvencialiteti nuk eshte kurre i tepruar dhe luaj me tonalitet e embla dhe nje nude make up. Do kesh mjaftueshem kohe per te nxjerre origjinalitetin ne stil nese po mendon qe kjo nuk je ti.
Beba's Closet


...nese ke marre si dhurate, apo ja ke ofruar vetes fundjaven e enderrave ne Capri, nese je ulur ne veranden e nje vile te bardhe, e rrethuar nga arome deti e lulesh, nen melodine e nje kenge te vjeter napoletane,vetem ose jo...
Albino


...nese je nje adhururese e animal print dhe cuditerisht edhe e stilit hippy. Faktikisht ti me kete dualit shieje duhet te jesh specie e rralle por per t'u vleresuar. Do ndjeheshe mjaft ''in'' ne nje british party after graduation...edhe te dielave ne mengjes kur ende rruget jane te pambushura. Te shoh me shishen e qumeshtit ne dore duke kafshuar nje panine qe avullon. :) Vetem ti mund ti besh keto.
Blumarine



... nese mbreme ty dhe mikeshen tende ju ftuan per nje nje darke ne yacht-in me te madh dhe me te bardhe te Saint Tropez, ku shampanja derdhet ne det duke thyer pasqyrimin e medaljonit te henes.
Betsey Johnson



...nese je nje neo-goth-iste, e dashuruar pas periudhave qe nuk kthehen me, kur femra kishte mjaftueshem guxim te shnderronte fytyren, floket veshjen, shikimin e saj e inspiruar nga nje fryme qe tani dokumentohet vetem ne rrenojat e qyteteve te vdekura Spanjolle dhe pallateve monarkike.
Alexander McQween



...nese je nje grua ne karriere, nje grua biznesi e cila adhuron ngjyrat mat, detajet e thjeshta esenciale dhe (ne menyre te heshtur)qendren e vemendje.



...nese poshte hotelit ku po qendron , nje makine old styled te fton te shetisesh rruget e ngushta, perveluese dhe me pluhur te Havanes?
Carolina Herrera



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More