Emri: Kristi
Mosha: 18 vjec
Me cfare merresh ne jete:
Studente per drejtesi ne Tirane, fotografe aspirante!
Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende?
Para 2-3 vjetesh mbizoteronte e zeza,tani pak nga te gjitha sidomos bluja
Kush eshte produkti i bukurise pa te cilin nuk do jetoje dot?
Mascara
Kush eshte vendi i preferuar ne Tirane?
Per te ngrene Yamato- sushi fantastike! Per kafe, s'e di,rri ne vende te ndryshme
Ke dyqan do na keshilloje ne Tirane(ose qytet tjeter)?
S'para blej shume ne Tirane, per te mos thene fare. Kam dobesi per cdo dyqan qe ndodhet i strukur dhe me mobilim viktorian! Pike e dobet!!
Stilisti i preferuar?
Jeffrey Campbell, Stella Mcartney, MacGibbon dhe Miuccia Prada.
Ku i merr informacionet mbi moden?
Ndjek mbi 50 blogje keshtu qe andej.
Ke ke si Style Icon?
Emma Watson
Kush jane fotografet street style qe ndjek?
Duke filluar qe nga legjendari Scott Schuman, Garance Dore, Hanneli Mustaparta si dhe Stockholm Street style! Gjithashtu dhe altamira models off duty. Por dhe shume e shume te tjere
Kur do na tregosh edhe stilin tend tek Tirana Street Style?
S'e di,do me dukej e cuditshme sepse do e personalizoja disi blogun. Keshtu qe ende do mbetem pak anonim
Eshte veshtire te ndalosh njerezit ne rruget e Tiranes dhe ti bindesh qe te fotografohen nga objektivi yt?
Eshte goxha! Shume njerez ende i tremben publikimit ne internet, ose thjesht s'e kuptojne se per cfare me duhen fotot e tyre. Sot per shembull me kane refuzuar 10 veta! Por qe gjithsesi ka dhe nga ata qe pranojne sepse e dine per cfare behet fjale.
Per ata qe jane kurioze per fotot e tua, cfare aparati perdor dhe me cfare objektivi?
Nje Canon 450D dhe nje lente 50 mm
Ndiqni stilet ne rruget e Tiranes tek http://tiranastreetstyle.wordpress.com/ dhe heren tjeter qe nje vajze me nje aparat fotografik profesional ne dore ju ndalon ne rruget e Bllokut pranoni qe te fotografoheni. Kjo do te thote qe stili juaj eshte interesant.