Ju prezantojme nje blogger tjeter e cila i shtohet familjes AFB. Eni eshte fotografe dhe mund te ndiqni punimet e saj ne http://albtranslator.blogspot.com/. Njiheni me mire ndermjet kesaj interviste.
Emri: Eni
Mosha: forever young :)
Me cfare merresh ne jete:
Fotografi, mixed media ,kinema, observim natyrash humane dhe jo vetem
Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende?
Turkuaz, vishnje , disa tone te te gjelbres , lejla dhe ne pergjithesi githe ngjyrat pastel.
Kush eshte produkti i bukurise pa te cilin nuk do jetoje dot?
Une jam shenje e ujit dhe cdo gje qe ka lidhje me ujin dhe njomeshtine me pelqen , ndaj do thoja hidratantet;)
Kush eshte vendi i preferuar ne Tirane?
Kam vite qe nuk jetoj per nje periudhe te gjate ne Tirane por vende te mia te preferuara ne Tirane jane Shallvaret pasi kane dicka shume vintage , si dhe rruga Qemal Stafa me shtepite e vjetra tiranase me terheq shume.Mban era histori dhe kujtime.
Si do e e pershkruaje veten me 1 fjale?
Ndjej
Kush eshte filmi i fundit qe ke pare?
Sayat Nova
Stilisti i preferuar?
Nuk jam super e fiksuar tek moda.Me pelqen moda vintage. Megjithate nga stilistet momentale mund te vecoj Gallianon me stilin e tij te cmendur dhe avantgarde.
Ku i merr informacionet mbi moden?
Nuk para kerkoj shume rreth modes por tumblr dhe ffffound jane site interesante me gjetje te vecanta
Ke ke si Style Icon?
Style icon per mua do ishte nje femer qe perdor veshjet vintage , etnike, androgjene, postmoderne dhe me raste romantike dhe perhere me ndjesi femerore.
Sa koha ka pasioni yt per fotografine?
Mund te them tere jeten por kam 4-5 vjet qe e kam marre seriozisht.
Cfare aparati perdor, dhe cfare lente?
Canon 40 d dhe nje lente normale tani 18-55 mm pasi fatkeqesisht mu thye lentja 50 mm 1.8 f .Se shpejti do te marr nje lente 50 mm f 1.4 .Po ashtu perdor dhe canon 500 n , Nikon F2,Kodak Retinette [pushoi se punuari para disa kohesh :(, qe mjaft veteran]. Te treja keto te fundit (kamera analoge). Po ashtu kur me jepet mundesia kam bere dhe foto me camera medium format si Rolleiflex, Voightlander Superp, Mamiya etj si dhe kamera me format te madh , po ashtu dhe kamera vintage prej druri..Cdo kamera ka magjine e vet dhe ndikon ne shkrepje.
Fotografet e preferuar te te shkuares dhe te diteve te sotme?
Ka shume fotografe qe me terheqin.Disa prej tyre qe me vijne te paret ndermend jane : Gottfried Helnwein, Diane Arbus , Sally Mann , Cindy Sherman, Francisca Woodman , Roman Kravschenko, David Prifti, etj etj,Ka shume por keto qene emrat e pare qe me erdhen ndermend.