Ndoshta ne vitet 70 ne Shqiperi moda ishte mendimi i fundit ne mendjen e njerezve por kujtoj gjithsesi disa foto bardh e zi ku mami kishte pantallona te gjera poshte dhe me bel lart. Me siguri ishin te qepura vete.
Pranvere Vere 2011 vitet 70 frymezojne stilistet qe na sjellin ate periudhe te kombinuar me stile modernizimi ne menyre qe te rezultoje nje veshje unike. Vitet 70 ishin te mahnitshem si per ngjyrat si per faktin qe ofronin dicka ndryshe. Kjo perfshinte pantallonat me kembe te gjere qe sollen dicka krejtesisht ndryshe nga cfare kishin veshur njerezit deri ne ate moment. E njejta gje vlen edhe per veren 2011. Mbas gjithe ketyre viteve me skinny jeans kush do mendonte qe do vinte perseri koha per pantallona cowboy. Rehati dhe stil i tyre duket se ka ruajtur popullaritetin pasi keto pantallona po bejne nje rikthim.
Stili i viteve 70 me fustane maxi, pantallona me bel lart dhe sandalet platform. Ja disa stile te prezantuara ne sfilatat Pranvere Vere 2011.
MARC JACOBS
LOUIS VUITTON
ROBERTO CAVALLI
TOP SHOP