Te njohim me mire fotografen Xhesika Gjinopulli ndermejt intervistes sone te perhershme. Mund te gjeni punimet e Xhesika tek ne Flickr dhe Facebook.
Mosha: 21
Me cfare merresh ne jete:
Studjoj ne Universistetin Politeknik te Tiranes, per Ing. Telekomunikacioni. Merrem goxha gjate dites me foton, dhe tani ne vere si me e lire qe jam nga shkolla edhe pikturoj.
Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende?
Ne adoleshence dollapi im pushtohej nga e zeza, ndersa tani e pergjithsisht ne stinen e veres, jane koloret e forta, dhe te preferuarat e mia, blu dhe e verdh :)
Kush eshte produkti i bukurise pa te cilin nuk do jetoje dot?
Nuk do te jetoja dot eshte fjale e madhe, por qe do te thoja mascara.
Cfare eshte embelsira jote e preferuar?
hmmm kjo eshte nder pyetjet me te veshtira, por me shume veshtiresi do te thoja tiramisu...Cfare kenge gjenim tani tek mp3 jot? rihanna- man down (jam totalisht e fiksuar pas kesaj kenge dhe look-ut te rihannes ne kete videoclip)
Me ke VIP je ne dashuri ne kete moment?Jane dy. Ne kete moment dhe ne cdo moment me Johnny Deep dhe Jessica Alba.
Ku i merr informacionet mbi moden?
Nepermjet internetit kryesisht por edhe ne Fashion TV.Ke ke si Style Icon?
Me pelqen pafund Jessica Alba, nuk ka ndonje stil te vecant, eshte e thjesht gjithmone :)
Si nisi pasioni per fotografine?
Pasioni per fotografine... Gjithmone me ka pelqyer te beje foto, kryesisht natyres, luleve, dhe kam bere shkrepje vazhdimisht por asnjeher nuk mendoja per fotografine ne kuptimin e plote te fjales. Nje dite po shikoja fotot e mia dhe nisa ti kaloja serisht neper duar, e duke i sistemuar disa prej tyre ishin teper te arrira...thash pse te mos vazhdoj... kam gjate gjithe kohes dy modelet e mia :P motren dhe kushuriren (joana & fiona) me te cilat eksperimentoj vazhdimisht, duke sjell foto gjithmone e me interesante.