Prezantime: DIY Ideas nga Oltjana



Oltjana 22 vjec studente farmacie dhe blogger

Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende? 
Te gjitha ngjurat i dua dhe ne garderoben time gjenden te gjitha tonalitet e tyre. Me te preferuarat jane ato pastel dhe ngjyrat e tokes...

3 produkte bukurie pa te ciliat nuk do jetoje dot?
Sdo ndahesha dot nga maskara, parfumi dhe eyeliner...

Cfare kenge gjenim tani tek mp3 jot? 
Emili sande- kind of my love

Ke dyqan do na keshilloje per shopping?
H&M, Zara, top shop, GoJane ...jane me te mirat per mua.

Stilisti i preferuar?
Alexander McQueen, Yves Saint Laurent dhe Giuseppe Zanotti
Ku i merr informacionet mbi moden?
Gjithcka online...tek tuk lexoj ndo1 reviste..por me shume ndermejt leximit te blogjeve

Ke ke si Style Icon?
Anne Hathaway, Jessica Alba dhe Victoria Beckam...

Perse e hape fillimisht blogun tend dhe cfare do gjejme te shkruajtur aty?

Kisha shume kohe qe lexoja per dite blogje te medhenj si Nanysklozet..dhe cdo dite e me teper e terhequr dhe nga menyra sesi ato me nje blog te tille sillnin dhe inspironin gjith njerezit vendosa dhe une te hapja nje...problemi ishte se cfare...e dija qe nuk mund te filloja menjeher nje blog me foto te veshjeve te perditshme sic kane ber shume...duhet te ishte dicka ndryshe per mua! keshtu qe teksa po krijoja dhe po ricikloja dicka, me lindi ideja e krijimit te nje blogu DIY! Mendova se kshu do te ndihmoja shume njerez qe me nje buxhet te vogel te dukeshin ashtu sic do donin. Ne blog do te gjeni ide te ndryshme per gjithcka duke nisur qe nga personalizmi e deri tek rikrijimi i aksesorve, cantave, kepuceve apo dhe veshjeve...

Ndiqni Oltjanen tek doityourselfideas.blogspot.com

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More