Interviste Disi's Couture Lifestyle

Familjes AFB i shtohet nje blogger e re , quhet Edisa dhe blogu i saj quhet Disi's Couture Lifestyle , mund ta gjeni tek http://disiscouturelifestyle.blogspot.com/

Emri: Edisa
Mosha: 27 vjeçe
Me cfare merresh ne jete: 
Punoj ne Real Estate. Gjate kohes se lire shkruaj artikuj per mode dhe interior design. me pelqen te fotografoj dhe gjithashtu shoping nuk mungon.
Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende? 
Zakonisht dominon ngjyra bexhe, kafe, e bardha dhe e zeza. Megjitheate ngjyrat dinamike sidomos ne kete sezon si p.sh. e gjelber e ndezur, e vjollcë, ngjyrë portokalli dhe e verdhë nuk mungojnë ne garderoben time. 
Cili eshte produkti i bukurise pa te cilin nuk do jetoje dot?
 Meqenese lëkura ime e fytyrës është shumë e thatë, nuk mundem dot pa kremin ditor te Chanel Hydramax + Active dhe Sensai Silk Moisture eye cream. Në vere nuk perdori make-up, por vetem Chanel Blush Duo in Tweed Sienna Nr. 50,  Dior Diorshow Extase Mascara dhe Chanel Glossimer in Coral Love #146 dhe parfumi Hermès - Un Jardin sur le Nil jane te pashmangshme nga çanta ime.
Cfare eshte embelsira jote e preferuar? 
Akullorja. :P
Cfare kenge gjenim tani tek mp3 jot?  
Kam shumë, për momentin "Jamie Foxx - Fall for your type"
Cili eshte vendi i preferuar ne Tirane? 
Meqe  nuk jetoj ne Tirane, kur e vizitoj here pas here, rri ne vendet e ndryshme. :)
Ke dyqan do na keshilloje ne Tirane?  
Ne QTU kam gjetur disa gjera te mira. Por ne pergjithesi garderoben nuk e blej ne Tirane. 
Si do e e pershkruaje veten me 1 fjale?  
E veçantë.
Cili eshte filmi i fundit qe ke pare? 
The Hangover 2.
Stilisti i preferuar? 
Karl Lagerfeld, Alexander McQueen, Zac Posen, Monique Lhuillier dhe  Elie Tahari.
Ku i merr informacionet mbi moden? 
Ne revistat si Vogue, Elle, V Magazine dhe ne Style.com
Ke ke si Style Icon? 
Blake Lively.
Pse vendose te hapesh nje blog? 
Enderra ime eshte te jem fashion editor ne ndonje magazine mode me fame boterore. Meqe per t'i realizuar enderrat duhet te punosh ne ate aspekt, per ate arsyje e hapa blogun tim personal dhe besoj nje dite e realizoj edhe endren qe e kam. :)


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More