Newcomer Designer | JOSH GOOT


Dua t’ju prezantoj një stilist të ri, i quajtur Joshua Goot. Ky stilist, është i talentuar dhe i përkryer në çdo aspekt, i cili tani më është i njohur në industi të modes. Rrobat e tij janë përkufizim i stilit të veçantë. Joshua Goot, është një stilist Austrailian, i lindur në vitin 1980. Ai u diplomua nga Moriah Colege në Sydney, dhe filloi Universitetin në Media dhe Art në degë të prodhimeve në Sydney në Univerzitetin e Teknologjisë në vitin 1999. Gjatë një viti kur ai jetoj në New York, Josh e kuptoi qe ka pasion për dizajn të modës. Krijimtaria e tij ka filluar katër vjite më vonë, dhe në vitin 2004 ai e prezanton kolekcionin e tij të parë në vitin 2005.


Në vitin 2005, Josh fitoi çmimin Tiffany & Co. i nominuar stilist i ri i vitit.  Koleksionet e tij janë shumë të sofistikuar, me shumë ngjyra, me një përzierje të silit Italian dhe me elegancë pariziene. Të gjithë janë shumë të impresionuar me konceptin e tij të qartë të cilin ai e përcolli në sfilatën e tij të fundit. Ideologjija e zgjuar estetike e tij më ka lëne edhe mua shumë mbresa. Tani ai është stilisti më i njohur australian në industri të modës.

-- Edisa.




Për më teper, vizito: joshgoot.com

Fotografitë janë nga: Tommy Ton.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More