Intervista - Aulona Musta nga blogu United Colors of Aulona


Aulona Musta,  27 vjec
Kryeredaktore e gazetes Paloma dhe spikere radiofonike


Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende? 
Cdo ngjyrë e ylberit, aq sa shoqet e mia prej vitesh me therrasin “ylbere”.  I dashuroj ngjyrat!

Cfare eshte embelsira jote e preferuar? 
Ohh lexova gje fjalen embelsire? Eshte njesoj si te pyesesh nje prind se cilin nga femijet do me shume! Nuk I ndaj dot! I dua te gjitha llojet cmendurisht!

Cfare kenge gjenim tani tek mp3 jot? 
Te gjitha llojet, nga klasike te tallavaja!

Me ke VIP je ne dashuri ne kete moment? 
Kam qene, jam dhe do te mbetem perjete me Gabriel Garkon

Ke dyqan do na keshilloje per shopping? 
Me pelqejne shume veshjet e “BSB”-es dhe “Denny Rose”

Si do e e pershkruaje veten me 1 fjale? 
Colorful!

Kush eshte filmi i fundit qe ke pare? 
Batman (The Dark Knight Rises). Por dua ta theksoj, s’para shikoj shume filma. Adhuroj leximin!

Stilisti i preferuar? 
Duke qene se me pelqejne gjerat e cmendura dhe ekstravagante pa dyshim qe Alexander Mcqueen, por duke qene se adhuroj dhe ngjyrat atehere Versace do te mbetet gjithmone nder te preferuarit e mi.

Ku i merr informacionet mbi moden?
Revista, television, internet, biseda mes shoqes, rrugeve te Tiranes…

Ke ke si Style Icon?
Nuk kam! Deri me tani nuk kam arritur dot te percaktoj stilin tim net e veshur, si me shikon nje dite nuk me shikon te nesermen, keshtu qe edhe ikonat e stilit per mua jane te ndryshme dhe I perkasin stileve dhe periudhave te ndryshme.
Perse e hape fillimisht blogun tend dhe cfare do gjejme te shkruajtur aty? 
Kisha kohe qe kisha deshire te hapja nje blog, por te them te drejten me dukej si nje vanitet I tepruar per Shqiperine, keshtu qe po nguroja. Nuk me pelqen te flas per firma, e per llukse te teperta, duke qene se jetoj ne Shqiperi dhe te gjithe e shohim si eshte realiteti. Por me pas lexova qe ka plot vajza shqiptare, me se shumti ato qe jetojne jashte qe kane blogje vertet interesante, pa shifra marramendese. Keshtu qe mora vendimin dhe ja ku kam dhe une nje blog. Me shpresen qe vajzat shqiptare qe do ta lexojne ate, ne vend qe te demoralizohen dhe te bien ne depression :P do te gjejne sado pak veten. Por dua te theksoj nuk eshte vetem nje blog mode. Duke qene me profesion gazetare, shpeshhere do te jete fjala ajo qe do te kete me shume pese sesa nje foto J

Ndiqni Aulonen tek blogu i saj  unitedcolorsofaulona.blogspot.com

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More