Emri: Enxhi
Mosha: 18 vjec
Blogu: http://beautyenxhi.blogspot.com/
Me cfare merresh ne jete:
Jam maturante ne gjimnaz keshtu qe akoma e ardhmja eshte ne vendim e siper. Jam nje person teper aktiv dhe prej 4 vitesh merrem me danc-palester.
Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende?
Dominon me shume bluja, jeshilja dhe e zeza.
Kush eshte produkti i bukurise pa te cilin nuk do jetoje dot?
Dua te vecoj dy produkte pa te cilat nuk bej dot: rimeli dhe parfumi.
Cfare kenge gjenim tani tek mp3 jot?
Me pelqen te degjoj pothuajse te gjitha rrymat muzikore por se fundmi do te vecoja kengen e Britney Spears-Criminal
Me ke VIP je ne dashuri ne kete moment?
Robert Pattinson dhe jo prej pamjes se jashtme :P Me pelqen per tipin e vecante qe ka dhe per talentin.
Ke dyqan do na keshilloje per shopping?
Ne Tirane do ju keshilloja dyqanin BSB dhe Pink Woman.
Si do e e pershkruaje veten me 1 fjale?
Largpamese dhe shume optimiste
Kush eshte filmi i fundit qe ke pare?
Abduction
Stilisti i preferuar?
Oscar de la Renta, Domenico Dolce me Stefano Gabbana dhe Elie Saab.
Ku i merr informacionet mbi moden?
Cdo dit lexoj rreth 20 blog news magazines online qe flasin per moden dhe prej tyre marr informacionet me te rendesishme.
Ke ke si Style Icon?
Modelja australiane Miranda Kerr eshte nje style icon per mua. Veshjet e saj casual me pelqejne jashte mase.
Perse e hape fillimisht blogun tend dhe cfare do gjejme te shkruajtur aty?
Nuk e mendoja se do te vinte nje dite ku do te hapja edhe un nje blog. E verteta eshte se hapja e Beauty Enxhi ishte krejt e rastesishme. Me kerkuan te beja nje Product Review per dy kremra te nje firme zvicerane "Swiss Line" ketu ne Albania Fashion Bloggers. Duke pare qe isha e afte ne prezantimin e produktit me sugjeruan te hapja nje blogun tim ku te flitej per cdo gje rreth bukurise. Ne blogun tim do te gjeni shpesh recensione te produkteve te bukurise qe un perdor duke menduar qe do te jete nje informacion i vlefshem per ju, do te gjeni gjithashtu menyren e tualetit qe aplikohet neper sfilata si dhe keshilla per te pasur nje pamje sa me natyrale dhe sa me te bukur.Ndiqni Enxhin tek Blogu http://beautyenxhi.blogspot.com/