INTERVISTA: Ediola nga Accidentally a Blogger



Emri:  Ediola (Blogger)

Mosha: 19

Blogu:  http://accidentallyblogger.blogspot.com/ 

Me cfare merresh ne jete: 
Jam studente ne degen e ekonomise.

Cilat jane ngjyrat qe gjenden ne gardaroben tende?  
Jam fan e ngjyrave prandaj ne gardaroben time kam shumellojshmeri ngjyrash, dhe shume floral prints :P

Kush eshte produkti i bukurise pa te cilin nuk do jetoje dot?  
Eyeliner.

Cfare eshte embelsira jote e preferuar? 
Cdo gje me cokollate.

Cfare kenge do gjenim tani tek mp3 jot? 
Kohet e fundit me pelqen shume kengetarja Lana Del Rey prandaj do te gjeni kenget e albumit te saj Born to die

Ke dyqan do na keshilloje per shopping? 
Me pelqen shume H&M pasi ka cmime te mira por edhe cilesi ne rrobat e tyre.

Si do e e pershkruaje veten me 1 fjale? Jam person qe qesh dhe jam e gezuar gjithe diten prandaj fjala qe me pershtatet besoj se eshte "e lumtur".

Kush eshte filmi i fundit qe ke pare? Filmi i fundit qe pash ishte Cinderella man. Nuk e kisha pare kur kishte dal dhe me ne fund e pash dje!

Stilisti i preferuar?  
Marc Jacobs

Ku i merr informacionet mbi moden? Me pelqen te lexoj revista, nga interneti, duke pare vitrinat por edhe njerezit ne rruge duke marr ide te ndryshme nga ta.
Ke ke si Style Icon? 
Coco Chanel, pasi mendoi se ajo solli ndryshime ne industrine e modes.

Perse e hape fillimisht blogun tend dhe cfare do gjejme te shkruajtur aty?  
Per mua blogu eshte nje menyre qe te shprehem duke shkruajtur akoma edhe per gjerat e perditshme. Gjithnje kisha kete pasion per moden edhe doja ta shprehja dhe te mendoja se ne fakt ka persona qe do te donin te degjonin ato qe une kisha qe tu thoja. Dhe ne fakt ideja qe te hapja blogun ishte kur pashe blogun e Scott Schuman (The Sartorialist) por edhe te tjereve, qe ishin njerez te perditshem por kishin dicka te perbashket :dashuri per ate qe benin, pra moden. Dhe doja edhe une te beja pjese ne kete "grup" qe i quaj "Fashion Lovers". (Shume shkruajta he :P). Ne blogun tim do te gjeni artikuj mbi moden, dhe shume gjera te tjera. Por kini ne mendje se blogu im eshte ne fillim akoma, many surprises are coming up :).

Ndiqni Ediolen tek Accidentally a Blogger.



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Share

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More